Artikuj të dobishëm / Përse RoR.tutorial?

Artikujt e kategorisë
General
Ekzistojnë shumë arsye përse mendojmë se ror.tutorial nga Rorkos është mënyra më e mirë për të mësuar kodimin. Në mesin e tyre veçojmë: 
  • Mësoni në kohë të lirë, sipas tempos që ju konvenon, në gjuhën tuaj
  • Mësoni duke koduar, përmes ushtrimeve që simulojnë testet reale në intervista
  • Mësoni duke përdorur shembuj nga përvoja e përditshme profesionale
  • Mësoni duke bërë gabime dhe duke i kuptuar ato
  • Krijoni portfolio duke zhvilluar së bashku
  • Përmes pagesës mujore, paguani për aq sa mësoni
Trajnimi ynë është i bazuar në sistemin unik të mësimit i cili në mes tjerash përbëhet nga:
  •  Ligjerata në formatin video dhe tekst që mund të lexohen në çdo kohë
  • Fletëza e pyetjeve përmban pyetje nga njësia mësimore
  • Fletëza e ushtrimeve përmban ushtrime nga njësia mësimore
  • Përdorni ndihmën e vogël ose të madhe nëse nuk jeni të sigurtë për përgjigjen e saktë
  • Në fletëzën e debatit mund të bashkëbisedoni për gjërat e mësuara
  • Ju nuk mund të kaloni në njësi të re pa e përfunduar njësinë aktuale

Veçoria më mbresëlënëse është funksioni "Të kodojmë së bashku" i cili mundëson nxënësit të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara duke simuluar ndërtimin e një sistemi të vërtetë, dhe të gjitha këto brenda platformës, gjë që mundëson një nivel tjeter të kontrollit të kodit të shkruar dhe të rrezultatit të marrë. Zhvillimi i projektit përmes funksionit "Zhvillojmë së bashku" përfshinë:
  •  Sistem unik i zbatimit të mësimeve të fituara
  • Zbatoni menjëherë njohuritë e fituara në praktikë
  • Përmes ambientit të kontrolluar kuptoni procesin e kodimit dhe gabimet eventuale
  • Analizoni dukjen dhe funksionimin e projektit para dhe pas kodit tuaj
  • Krejt çfarë ju duhet është një browser dhe një lidhje interneti